Zjarr në uzinat e Ballshit, plagoset punëtori 53-vjeçar

Shqipëria

Zjarr në uzinat e Ballshit, plagoset punëtori 53-vjeçar

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:21
Uzina Ballsh

Një ngjarje është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. burime zyrtare të Policisë së Fierit bënë të ditur se rreth orës 07:20, në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e “Koksit” ka rënë zjarr (digjen mbetjet toksike të naftës).

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë shtetasi L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër (punëtor i këtij reparti), i cili po merr mjekim në spital. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat