“Florianin e lanë të vdiste qëllimisht”, dëshmia tronditëse e të burgosurit

Shqipëria

“Florianin e lanë të vdiste qëllimisht”, dëshmia tronditëse e të burgosurit

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në burgun e Shënkollit, ka krijuar trazira në institucion. 20-vjeccari Florian Kodra, i cili akuzohej për plagosje, ndërmori aktin ekstrem duke u vetëvarur në qeli. Por, kjo ngjarje nuk është pranuar nga të burgosurit e tjerë në këtë burg, të cilët pretendojnë se i riu është lënë qëllimisht nga punonjësit e burgut të vrasë veten. Për këtë arsye, të gjithë të burgosurit janë ngritur në protestë pasditen e djeshme, duke kërkuar që të hetohet kjo ngjarje. Një i burgosur ka denoncuar në portalin “JOQ”, duke thënë se 20-vjeccarin e kanë lënë të vdesë, pasi nëse do t’i jepej ndihma ai mund të jetonte.

“Përshëndetje JOQ! Ju shkruaj për atë djalin që vdiq, Florianin. Ai ka tentuar që të vrasë veten që hënës dhe s’kanë marrë asnjë masë për të, vetëm sollën një infermiere që i mati tensionin. T’i matësh tensionin një njeriu që është në depresion s’kisha pa ndonjëherë! Nuk e rruan njeri këtu, çdo gjë është katastrofë, s’ka mjekë, s’ka ilaçe, s’ka kushte jetese por veç mbijetesë. Nga ora 4 e mëngjesit e deri në 11 paradite kanë pasur kohë boll me i ardhur në ndihmë Florianit që vari veten, po shkurt e shqip këtu se rruna kush. Erdhën mediat pas derës së burgut dhe nuk i kanë lënë me hyr fare dhe vetëm i kanë dezinformu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat