Meta: Të parandalojmë krizat politike, luftë krimit dhe drogës

Shqipëria

Meta: Të parandalojmë krizat politike, luftë krimit dhe drogës

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:05
Kreu i shtetit Ilir Meta

Kreu i shtetit Ilir Meta ka dhënës sot mesazhe të rëndësishme politikës shqiptare.

Në Jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri (1917-2017) dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë celebron në datat 22-27 Nëntor veprimtarinë në Presidencë “Java e Fëmijëve Jetimë”. Në aktivitetin e mbajtur sot në Presidencë, kreu i shtetit i  bëri thirrje politikës të parandalojë krizat dhe të luftojë krimin i organizuar, korrupsionin, drogën dhe trafiqet e paligjshme.

"Në këto ditë të fëmijëve jetim në shoqërinë shqiptare, si president ndje përgjegjësi të shumfishtë që shteti, qeverisja qendrore dhe vendore, politikat publike dhe iniciativat private si dhe mbarë shoqëria shqiptare të bëjnë përpjekje të përbashkëta për intëegrimin e fëmijëve jetim që të rriten të shëndetshë, të arsimuar dhe edukuar. Të ndjejnë sigurinë e shtetit dhe të shoqërisë, të gëzojnë të sotmen e sigurt dhe të ardhmen e lumtur në atdheun tonë. Për fëmijët jetim më shumë se çdo shtresë tjetër shoqërore mos lejojmë që historia të përsërisë vetëveten. Ti japim fund tranzicionit, të forcojmë institucionet, të parandalojmë krizat politike dhe social ekonomike, të forcojmë shtetin ligjor dhe rendin, të godasim krimin e organizuar dhe korrupsionin, të luftojmë drogat dhe trafiqet e paligjshme dhe të ndalojmë punën e detyruar dhe keqpërdorimin e të miturve", tha kreu i shtetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat