Rama, akademikëve: Kalbëzimi i Akademisë na shtyu t'i refuzojmë financimin

Shqipëria

Rama, akademikëve: Kalbëzimi i Akademisë na shtyu t'i refuzojmë financimin

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:37
Rama i është kushtuar sot, Akademisë së Shkencave

Kryeministri Edi Rama i është kushtuar sot, Akademisë së Shkencave. Në mesditë ai ka nisur një takim me akademikët por duke ua bërë të qartë se ata e kanë çuar institucionin në kalbëzim.

Rama tha se kishte ardhur për të dëgjuar, pasi "reformimit me rrënjë i Akademisë së Shkencave është e vetmja rrugë për të dalë nga inercia e kalbëzimit dhe drejtuar sytë nga e ardhmja".

“Humbët më shumë se një vit me një inerci, - tha Rama, -  që është ajo e kalbëzimit të vazhdueshëm të një institucioni që u krijua si xhevahiri më rrezatues i kurorës së dijes shqiptare dhe sot është burim pezmatimi permanent, brengë për të gjithë ata që e themeluan Akademinë e Shkencave dhe i dhanë shkëlqimin e autoritetit të tyre. Kjo situatë na ka shtyrë të çojmë para idenë e refuzimit për të financuar më tutje këtë institucion me paratë e taksapaguesve shqiptarë”- tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat