Berisha denoncon shpërthimin në Ballsh: Katastrofa që shkakton uzina e mafias Sula - Rama

Shqipëria

Berisha denoncon shpërthimin në Ballsh: Katastrofa që shkakton uzina e mafias Sula - Rama

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 13:35
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur sot për shpërthimin që ndodhi në Rafinerinë e Ballshit mëngjesin e sotshëm me pasojë plagosjen e një punëtori, nisur nga denoncimi i një banori të atjeshëm. 

"Qytetari dixhital denoncon, - shkruan Berisha, - nje shperthim ne rafinerine e Besos se Partise dhe Olsit ne Ballsh.  Plagosjen rende te nje puntori nga shperthimi i perseritur here pase here dhe qe nje vit me pare i mori jeten nje puntori.

-mungesen e kushteve te sigurise ne pune per puntoret por edhe banoret e zones 

-katastrofen mjedisore qe shkakton uzina e mafies Sula - Rama si dhe shkarkimet e gazrave pa asnje kontroll ne ajer, gjithashtu dhe hedhjen e mbetjeve toksike ne Gjanice

.Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor .jam nje qytetar mallakastriot.

Sot ne oret e para te mengjesit ne rafinerine e ballshit ka ndodhur nje shperthim i fuqishem me pasoje demtimin e nje punonjesi dhe ndotje mjedisore qe ne cdo vend te zhvilluar do te rezultonte me pezullimin e menjehershem te punes ne kushte mizerabel si dhe marrjen e masave per evakuim te pakten te banoreve qe jetojne disa dhjetra metra afer si dhe nje shkolle qe ndodhet disa qindra metra larg.

Ky eshte rast i perseritur pasi disa muaj me pare nje punonjes humbi jeten nga nje shperthim i ngjashem.

Pa permendur ajrin qe thithim cdo dite dhe shkarkimet qe kryen cdo dite ne lumin Gjanica.

Te pakten qe mund te bejne administratoret eshte qe here pas here te bejne rimont sic behej dikur per te shmangur rrjedhjet dhe te vendosin filtra qe te minimizohet ndotja . E duam jeten tone dhe te femijeve tane ndaj denoncoj. Respekte .”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat