Financieri i “Habilajve”, Seiti kërkon lirimin nga Apeli

Shqipëria

Financieri i “Habilajve”, Seiti kërkon lirimin nga Apeli

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:08
Nezar Seiti

Nezar Seiti i njohur si financieri i grupit “Habilaj” ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ndaj Seitit rëndojnë dy masa sigurie “arrest me burg”, një për qëllim ekstradimi, dhe një për hetimin e përbashket të Seitit me Saimir Tahirin dhe Habilajt.

Apeli i Krimeve te Rënda ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Seitit.

Report TV ka siguruar vendimim e zgjatjes së masës së sigurisë së Seitit për qellim ekstradimin e tij por në Gjykatë ende nuk ka ardhur materiali për ekstradimin e Seitit.

Nderkohë pritet që pas pak të shprehet Apeli i Krimeve të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat