Dibranët shënuan Ditën e Alfabetit Shqip – 22 Nëntorin

Shqipëria

Dibranët shënuan Ditën e Alfabetit Shqip – 22 Nëntorin

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 nëntor 2017 Në ora: 14:38
Kryetari i Këshillit Komunal Bashkim Mashkulli, dhe anëtarët e rinj të Këshillit kumunalë, kanë vendosur me këtë rast buqeta lulesh dedikuar Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntori.

Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori (e mërkure), është shënuar sot me një ceremoni edhe në qytetin e Dibrës së Madhe.

Në një postim të saj në rrjetin social Facebook, kryetari i Këshillit Komunal  Bashkim Mashkulli, dhe anëtarët e rinj të Këshillit kumunal, kanë vendosur me këtë rast buqeta lulesh dedikuar Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntori

Në këtë ceremoni  e cila u mbajt në qendër të qytetit pranë bustit të dy rilindasve dibran Said Najdeni dhe Josif Bageri, morën pjesë edhe qytetar dibarn .

Gjithashtu, me ketë rast ata në emër të Komunës Dibër,  kan përcjellur një urim të gjithë shqiptarëve për këtë festë, :"Gëzuar festa e Alfabetit Shqip".

Siç dihet Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori është shpallur ditë feste në Maqedoni, dhe është ditë jo pune për qytetarët shqiptar në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat