“Paratë në makinën e Sotës janë të Tahirit, do t’i pastronte te një tregtar cigaresh”

Shqipëria

“Paratë në makinën e Sotës janë të Tahirit, do t’i pastronte te një tregtar cigaresh”

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:03
Orest Sota dhe Saimir Tahiri

Ish-kryeministri Sali Berisha, bën me dije se paratë e gjetura në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit, dhe po dërgoheshin për pastrim te një tregtar, mik i ngushtë i tij.

Duke cituar “qytetarin dixhital” Berisha thotë se tregtari ku do të pastroheshin paratë tregton cigare pa pullë.

Statusi i Berishës

Qytetari dixhital informon:
parate e ne makinen e Orest Sotes janë te Saimir Tahirit, i cili po i dergonte
per pastrim te nje tregtar, mik i ngushte dhe i afert i tij. sb

“Pershendetje Doktor.Ateher kam informacion, qe leket qe u gjeten ne makinen e Orest Sotes ishin te Sajmir Tahirit me destinacjon ne qytetin e elbasanit, tek nje tregtar cigaresh mik i ngushte dhe i afert me saimirin, dhe leket do shkonin aty per pastrim, dhe ky tregtari tregton edhe cigare pa pulle fiskale ashiqare dhe nuk e ndalon njeri ju lutem anonim”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat