Këshilli i Ministrave miraton strategjinë e menaxhimit të borxhit 2018-2020

Shqipëria

Këshilli i Ministrave miraton strategjinë e menaxhimit të borxhit 2018-2020

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:32
Këshilli i Ministrave

Këshilli i Ministrave miratoi sot strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit 2018-2020.

Vendimi është shpallur në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6 të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Miratimin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2018-2020, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat