Radarët, qeveria miraton marrëveshjen me kompaninë amerikane

Shqipëria

Radarët, qeveria miraton marrëveshjen me kompaninë amerikane

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:01
Radarët

Qeveria ka miratuar kontratën midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “Lockheed Martin Global, Incorporated” për blerjen tek kjo kompani të sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore FAZA1.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Marrëveshja fillestare me kompaninë amerikane është nënshkruar në Tiranë më 15 mars të vitit 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat