“Disa mediokër kanë kërcënuar nënat dhe gratë shqiptare!” Kujt i adresohet Kryemadhi?

Shqipëria

“Disa mediokër kanë kërcënuar nënat dhe gratë shqiptare!” Kujt i adresohet Kryemadhi?

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:32
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se disa mediokër kanë kërcënuar vajzat dhe gratë shqiptare.

Mesazhi i Kryemadhit ka ardhur gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të Lëvizjes së Gruas për Integrim. Pavarësisht deklaratës së fortë, Monika Kryemadhi nuk ka dhënë emrat e “mediokërve”, por nga ana tjetër ka sulmuar qeverinë duke thënë se po shkatërron të ardhmen dhe shpresën e shqiptarëve.

“Të gjitha ju që jeni në këtë sallë i keni bërë ballë kërcënimeve, disa kërcënimeve nga mediokër që të kenë turp që kërcënojnë vajzat dhe gratë shqiptare që nuk i ka kërcënuar njeri.

Do të doja të flisja më shumë por e di që keni lënë punët në shtëpi përgjysëm. Jeta e shqiptarëve është e vështirë, ata po varfërohen çdo ditë e më shumë. Ne jemi në udhëkryq midis të ardhmes dhe shpërbërjes së Shqipërisë. Ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi.”-tha Kryemadhi.

“Sot ne jemi qindra dhe mijëra dhe ky është motivim, misioni im është tju udhëheq juve sëbashku me vëllezërit, djemtë dhe bashkëshortët tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga e keqja që e ka mbërthyer. Të shpëtojmë vendin dhe rininë që po largohet se nuk ka të ardhme, të shpëtojmë edhe kryeministrit që është kapur nga e keqja. Të krijojmë një të ardhme të begatë për familjen dhe vendin. Të dëgjojnë dhe ata që nuk dëgjojnë. Kemi nevojë për modelin e vërtetë, për modelin që shfaqet mes grave të LSI-së. Jemi njëlloj LSI-ste dhe socialiste, demokrate dhe të shoqërisë civile, pedagoge dhe fermere, jemi të gjitha të barabarta”- tha më tutje Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat