Kryemadhi: Rama peng i krimit, edhe ndërkombëtarët të kapur

Shqipëria

Kryemadhi: Rama peng i krimit, edhe ndërkombëtarët të kapur

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:56
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se vendi është mbërthyer nga krimi dhe se ka ardhur koha të shpëtohet.

Në takimin e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Kryemadhi theksoi se ndien dhimbje, revoltë e përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet vendi sot.

“Ky vend po kërruset më shumë nga e keqja që e ka gërryer dhe misioni im është t’iu udhëheq të gjithave. Shqipëria po kërruset nga një grusht njerëzish që po e kriminalizojnë vendin. Ndiej dhimbje si nënë dhe politikane, ndiej përgjegjësi për këtë klasë politike, që është kapur nga një grusht njerëzish”.

Kryemadhi tha se ky vend meriton më shumë dhe se nuk mund të blihet nga paratë e drogës dhe të krimit që sipas saj kanë kapur edhe ndërkombëtarët.

“Ta shpëtojmë vendin nga e keqja që e ka rrëmbyer. Ta shpëtojmë të ardhmen e këtij vendi, që po ikën, ta shpëtojmë dhe kryeministrin e rënë, që është peng i krimit dhe i ëndrrave të tij të frikshme dhe makthi i karriges së tij. Paratë e drogës blejnë çdo gjë, makina, njerëz, blejnë edhe ndërkombëtarët, por kur nuk e blejnë shpirtin që ka vetëm veten e tij. Edi Rama është pronë e krimit, e oligarkëve, e drogës, e makthit të vetes së tij, pra pronë e së keqes”.

Sipas saj, kjo është sfida e LSI-së dhe e gjithë shqiptarëve, duke bërë thirrje se ka ardhur koha që të fitohet kjo betejë ndaj krimit dhe drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat