Shpërthim në një dyqan në Krujë, ja pronarit që iu vendos eksplozivi

Shqipëria

Shpërthim në një dyqan në Krujë, ja pronarit që iu vendos eksplozivi

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 08:28
Policia

Shpërthim eksplozivi ne nje dyqan ushqimor në Nikël. Sipas te dhenave te para mesohet se nje sasi me lende plasese i ishte vene dyqanit ushqimor te shtetasit Gezim Meta. 

Per fat nga shperthimi nuk ka pasur persona te lenduar, vetem deme materiale, qe mbetet te vleresohen nga hetimet.

Informacioni paraprak 

Më datë 23.11.2017, rreth orës 01:05 në fshatin Zezë, Njësia Administrative Nikël i është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive dyqanit ushqimor të shtetasit G. M. 57 vjeç.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv ” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat