Denoncimi/ Ja dy dosjet e drogës që mbajnë peng Ramën me Tahirin…

Shqipëria

Denoncimi/ Ja dy dosjet e drogës që mbajnë peng Ramën me Tahirin…

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 09:14
Edi Rama dhe Saimir Tahiri

Janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Deklarata e fortë është bërë nga gazetari Basir Çollaku në studion e “Oranews”, ku ai përmendi aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë.

“Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë.

Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar…kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve”, tha Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat