Thirrja në Prokurori për Habilajt, reagon deputetja e PS: Ja e vërteta

Shqipëria

Thirrja në Prokurori për Habilajt, reagon deputetja e PS: Ja e vërteta

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:14
?Elona Gjebrea

?Elona Gjebrea, deputete e PS, ish-zv.ministre e Brendshme e ka mohuar lajmin se është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të dëshmojë për trafikun e drogës dhe çështjen "Habilaj".

“Lajmi se jam thirrur në Prokurori është i pavërtetë, - ka deklaruar Gjebrea për mediat. – Por unë jam e hapur për të dëshmuar në çdo kohë.” 

Elona Gjebrea mbuloi detyrën e zv.ministres së Punëve të Brendshme deri në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, kur u vendos në listën e deputetëve të PS dhe ministria drejtohej nga Saimir Tahiri, i cili sot po hetohet për lidhje me bandat kriminale dhe trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat