LSI zbulon pse Rama po e fsheh skandalin prej 2 miliardë eurosh: E rrëzon nga pushteti për 24 orë!

Shqipëria

LSI zbulon pse Rama po e fsheh skandalin prej 2 miliardë eurosh: E rrëzon nga pushteti për 24 orë!

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 12:16
Petrit Vasili

LSI-ja ka zbuluar sot arsyen pse Kryeministri Edi Rama po hesht për skandalin prej 2 miliardë eurosh që Avokatura e Shtetit ia ka vënë në tavolinë.

Petrit Vasili, kreu i LSI, shprehet se frika se mos humb pushtetin po e step Ramën për të treguar për të, frika se skandai e rrëzon brenda 24-orësh si kryeministër.

 "Kryeministër boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kursejua shqiptarëve një '97 të dytë! - shkruan Vasili në Fb. - Skandali i 2 miliard eurove eshte me i rendi, qe mund te imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh ne tavoline. Kryeministri nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore.

Ai eshte pergjegjes direkt per disa nga keto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbeshtetur personalisht veprimet antiligjore dhe per demin kolosal financiar qe ka ardhur prej ketyre veprimeve. Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande.

Humbja e 2 miliard eurove eshte nje tragjedi me dimensione politiko shoqerore te ngjashme me tragjedine e vitit 97'. Kryeministri lodhet kot duke u fshehur. Te gjithe e dine qe kur te ndodhe kjo tragjedi,kryeministri do te ike duke i lene pas zjarrin Shqiperise,njelloj si ata qe ne 97' pasi i vune zjarrin iken nga vendi.

Shqiperia dhe shqiptaret lenguan per vite te tera pasojat e 97". Ndaj kryeministri nuk ka asnje te drejte qe te heshte më, sepse Shqiperia nuk eshte prone e tij. Kryeminister kurseja Shqiperise nje 97' te dyte."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat