Gjosha vlerëson gratë e LSI: Rrezikojnë vendet e punës, bukën e gojës

Shqipëria

Gjosha vlerëson gratë e LSI: Rrezikojnë vendet e punës, bukën e gojës

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:34
Klajda Gjosha

Klajda Gjosha, Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim falenderoi sot gratë dhe vajzat që morën pjesë në Konventën e djeshme.

"Realisht ne do të kishim dashur që t'i falenderonim ballë për ballë mbi 3000 zonja që udhëtuan nga e gjithë Shqipëria për të qenë pjesë e asaj Konvente të jashtëzakonshme që u organizua dje në Pallatin e Kongreseve, - tha Gjosha. -. Jam shumë e prekur jo vetëm nga prezenca e tyre, por edhe nga vendosmëria e tyre për ti bërë ballë një situate jo normale që është krijuar për familjet shqiptare. Kërkon shumë kurajo nga ana e tyre, të rrezikojnë vendet e punës, të rrezikojnë bukën e gojës të fëmijëve të tyre për të ngritur zërin kundër një realiteti të hidhur me të cilin ne të gjithë po përballemi sot. Por askush më mirë se sa gratë do të mund ti bënin ballë këtij presioni politik, që është aq sa psikologjik, aq sa edhe I pamoralshëm.

Kishte shumë arsye që ajo sallë ishte e mbushur plot dje. E para sepse duhet ti jepet fund lidhjeve të politikës me krimin dhe e dyta sepse situata financiare është kthyer në një dhimbje të madhe për çdo familje shqiptare. Shpresa e fundit që mund të mbahej te buxheti I vitit të ardhshëm, I vitit 2018, fatkeqësisht edhe ky buxhet rrënon akoma më shumë situatën në familjet tona. Është një buxhet që I shtyn të varfrit drejt varfërisë më ekstreme dhe po detyron shtresën e mesme, por edhe rininë e këtij kombi që të largohet nga Shqipëria.

Dua t'i siguroj të gjitha gratë dhe vajzat që ky është vetëm fillimi I marshimit tonë drejt ndryshimit, dhe unë kam bindjen se së bashku jo vetëm do të punojmë për një Shqipëri më të mirë, por duke filluar nga sot nuk do të ndalemi më derisa politika të ndahet plotësisht nga krimi dhe ne tja kthejmë Shqipërinë tonë të dashur fëmijëve tanë sepse e ardhmja i takon vetëm atyre."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat