Sekuestrohet resorti i famshëm i Klement Balilit

Shqipëria

Sekuestrohet resorti i famshëm i Klement Balilit

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:51
Klement Balili

Gjykata e Krimeve të Rënda miraton kërkesën për sekuestrim të pasurisë së familjes së Klement Balilit ish-kreut të transporteve në Sarandë të dyshuar si trafikant droge.

Gjykata e Krimeve të Rënda miraton sekuestron për resortin turistik “Sanata Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje.

“ReportTv” ka mësuar se sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është bërë me miratim të Gjykatës dhe ndër pronat janë troje, dyqane, shtëpi private, disa apartamente në qytetin e Sarandës dhe resorti “Santa Quaranta’’.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat