Kastriot Islami: Qëndrimi i diplomatit amerikan në OSBE ishe qëndrim i SHBA-ve, jo personal

Shqipëria

Kastriot Islami: Qëndrimi i diplomatit amerikan në OSBE ishe qëndrim i SHBA-ve, jo personal

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:25
Kastriot Islami

Ish-deputeti demokrat, Katriot Islami ka thënë se qëndrimi i mbajtur nga diplomati amerikan në OSBE është një qëndrim i Uashingtonit dhe jo një qëndrim personal.

“Ai ka lexuar një qëndrim të SHBA, i cili është përpunuar. Në rastin konkret mesazhi i tij ka disa piketa shumë të forta, së pari në lidhje me manipulimin e zgjedhjeve ku janë evidentuar blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve. Momenti i dytë është lidhja e kësaj qerverie me korrupsionin dhe krimin. Sfidat kryesore kanë të bëjnë me çështje që peshojnë rëndë me situatën në Shqipëri, krimin dhe korrupsionin.  Mesa duket SHBA e ndjekin çështjen tahiri nga shumë afër dhe mesa duket kanë bindjen se Tahiri është i implikuar", ka thënë Islami për Syri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat