Zbulohet ish vartësi i Tahirit, që e shoqëroi në Gjermani

Shqipëria

Zbulohet ish vartësi i Tahirit, që e shoqëroi në Gjermani

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 08:46
Saimir Tahiri

Burime konfidenciale thanë për Tpz.al se ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një ish vartës të tij.

Tpz.al zbulon se ky ish vartës, është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Evi Rodo, ka mbajtur postin e Drejtorit të Inspektimit, e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.

Ministri Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj.

Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti papunë. Burimet për Tpz.al thonë se qëllimi i vetëm i eleminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qënë i shoqëruar gjatë gjithë kohës, nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish Ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat