12 ton kanabis në Përmet, arrestohet pas 8 muajsh pronari i magazinës

Shqipëria

12 ton kanabis në Përmet, arrestohet pas 8 muajsh pronari i magazinës

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Është vënë në pranga pas më shumë se 8 muajsh, Ismail Saliu 61 vjeç, banues në fshatin Pagri në Përmet.

Arrestimi i tij është bërë, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me sasinë rekord të 12 tonëve kanabis, që u sekuestrua në fshatin Pagri në muajin Prill.

Gjatë atij u operacioni, policia mundi që të arrestonte Rustem Muçelli dhe Eqerem Ali, ndërsa së bashku me Ismail Saliun që u prangos sot, sipas policisë akuzohen se kishin në përdorim depot ku gjet kanabisi. 

Ismail Saliu akuzohet për tre vepra penale; “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizata Kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat