I doli emri në dosjen Habilaj/ Noka thumbon deputeten e PS: Apo jo zonja ish-zv/ministre?

Shqipëria

I doli emri në dosjen Habilaj/ Noka thumbon deputeten e PS: Apo jo zonja ish-zv/ministre?

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:37
Foto nga mbledhja

Dalja e emrit te deputetes se PS Elona Gjebrea ne media si pjese e dosjes Habilaj, pasi nga te dhenat e prokurorise per Krimet e Renda thuhet se ajo ka udhetuar me ish shefin e saj, Saimir Tahirin ne kohen qe ai ka qene minister i Brendshem dhe Gjebrea zv ministre, me makinen Audi qe Tahiri ua kishte shitur Habilajve, ka sjelle debate sot ne komisionin e Ligjeve.

“Ky eshte buxheti i krimit, buxheti i Habilajve.. Kane dale emrat konkret.. Apo jo  zonja ish Zv. Ministre?”, iu drejtua deputeti i PD Flamur Noka Gjebreas.

Teksa ajo ia ktheu: Çfare do me thene me kete ti?? Nuk me intimidon dot mua..

Debat te Siguria/ Deputeti i PD kujton shansin e fundit të qeverisë: Do rrëzoheni pas…

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, gjatë diskutimit të radhës për projektbuxhetin për vitin 2018.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka replikuar sërish më tone të ashpra me kryetaren e komisionit, deputeten e PS-së, Ermonela Felaj, duke i tërhequr disa herë vëmendjen që ta dëgjojë.

Debati 

Noka: Ky është buxheti i avionëve të drogës, buxheti i pastrimit të parave, merruni me pastrimi e parave se aty do vijë,  të parave të Habilajve…

Kjo opozitë nuk mund të jetë dakord për këtë projektbuxhet, po ju them është kjo qeveri ka shansin e fundit dhe mbajeni mend, ky është buxheti i fundit që kjo organizatë kriminale miraton, nuk do të ketë shans tjetër më shumica për buxhet, se krimi ju ka vënë përposhtë, ju drejton, ju do të rrëzoheni, pas këtij buxheti

Felaj: Buxheti është për njerëzit

Pas kësaj, demokratët braktisin mbledhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat