Grabiti blindat me para, Murataj: Më mbani kot, isha tek dentisti

Shqipëria

Grabiti blindat me para, Murataj: Më mbani kot, isha tek dentisti

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:37
Parat

Gjykata e Krimeve të rënda ka rivlerësuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aleksandër Murataj, i cili akuzohet për grabitjen e blindave me para të një banke të nivelit të dytë në Qafë-Kashar. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin shkurt të vitit 2016.

Seancën e mbajtur ditën e sotme tek Krimet e Rënda, Murataj ka deklaruar se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë te dentisti. Ai ka kërkuar ta lirojnë nga burgu, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga togat e zeza.

Ndërsa avokati i tij, Ardian Visha ka deklaruar: Prania e Muratajt, gjetkë dhe larg vendngjarjes është e provuar për kohën e ndodhjes së saj. Ngjarja më 9 shkurt 2016, vetëm ky fakt mjafton për të përjashtuar anën objektive të veprës që prokuroria i atribuon Aleksandrit. Provat e paraqitura që në krye të herës nga ne, janë konfirmuar edhe me veprimet hetimore te prokurorisë”, deklaroi ai. Murataj së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për grabitjen e blindave me para të bankës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat