6 vite burg gardistit që terrorizoi karburantet, u zbulua nga Iphone

Shqipëria

6 vite burg gardistit që terrorizoi karburantet, u zbulua nga Iphone

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 15:48
Geraldo Guçi

Dënohet me 6 vite burg Geraldo Guçi i riu që kishte profesionin e gardistit profesionist por jashtë orarit të punës nën kërcënimin e armës ishte kthyer në tmerrin e pikave të karburanteve.

Guçi sipas vendimit të gjykatës të siguruar nga ReportTv është autori i katër grabitjeve me armë e dhunë të ndodhura në Tiranë, konkretisht më date 03.09.2016, rreth orës 02:03 min, i pandehuri i ka marrë nën kërcënimin e armëve shtetasit D.B shumën prej 4 000 leke.

Më datë 09.10.2016 rreth orës 22:30 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 172.000 lekë. shtetasit E.T. Më datë 12.10.2016 i pandehuri Gerlado Guci i ka marrë shumën prej 270.000 lekë shtetasit O.T

Katër ditë më pas më datë 16.10.2016 rreth orës 23:00 min i pandehuri Geraldo Guci i ka marrë shtetasit H.S shumën prej 8 000 lekë si dhe nje telefon Iphon 6.

Ishte pikërisht grabitja e fundit nën kërcënimin e armësve që Guci bëri në karburante që do të zbulonte dhe gardistin që maskohej me kapuç e veshje sportive.

Hetimet e krimeve të rënda në policinë e Tiranës dhe prokurori zbuluan se pak ditë pas ngjarjes gardisti mbante të aktivizuar telefonin Iphon të grabitur nën kërcënimin e armës.
Këtë telefon në momentin e pikasjes së policisë ai e kishte fshehur në lulishten e parlamentit shqiptar dhe ku shërbente si gardist, por kjo se ndihmoi të shmangte arrestimin pasi të gjitha provat ndaj tij ishin mbledhur.

Gardisti u akuzua dhe për armëmbajtje pa leje sic dhe shihni në këto pamje që kërcënonte personat që ai përzgjidhte për të goditur, por hetuesit nuk mundën ta gjejnë kurrë armën ndërsa garda në përgjigjen e saj dërguar prokurorisë sqaron se ky efektiv gardist nuk ishte pajisur me armë shërbimi nga institucioni i ruajtjes së personaliteteve apo objekteve të rëndësisë së veçantë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat