'Sheiku' shqiptar, kush është deputeti me 34 biznese e miliarda të pajustifikuara

Shqipëria

'Sheiku' shqiptar, kush është deputeti me 34 biznese e miliarda të pajustifikuara

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 08:39
Kuvendi i Shqipërisë

Anëtarët e rinj të Parlamentit Shqiptar, të cilët morën për herë të parë mandatin në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurisë.

Përpos deputetëve demokratë Agron Shehaj dhe Luan Baçi, një tjetër personazh i pasur i është bashkuar Parlamentit. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare. Referuar deklaratës së pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, deputeti Sinaj posedon pjesërisht rrjetin e big marketeve në qarqet kryesore të vendit. 

Vetëm gjatë një viti kalendarik, ligjvënësi deklaron të ardhura nga 21 biznese në shumat 6 000 000 lekë, 10 690 527 lekë, 3 639 728 lekë, 4 488 359 lekë, 3 997 911 lekë, 3 679 561 lekë, 4 929 840 lekë, 4 013 556 lekë, 4 207 914 lekë, 2 853 324 lekë, 5 447 067 lekë, 3 703 927 lekë etj. Ligjvënësi e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja. 

Bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj, rezulton aksionere me 49-100 % në pesë kompani të ndryshme, ndërsa referon si burim të ardhura nga paga, të ardhura nga biznesi dhe kursime familjare. Dy vajzat e deputetit, Enxhi Sinaj dhe Françeska Sinaj deklarojnë kuota në dy kompani. Deputeti i Vlorës deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 52 m2 në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë, apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Vlorë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2 në Vlorë etj.

Vullnet Sinaj deklaron edhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerat 35 884 923 lekë, 57 696 euro, 73 799 euro, 52 455 243 lekë etj. 

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, deklaron apartament 127 m2, vlera 55 mijë euro, dyqan 36 m2 me vlerë 60 mijë euro, dyqan 46 m2 Tiranë me vlerë 75 mijë euro, apartament 51 m2 me vlerë 54 mijë euro, apartament 39 m2 etj., ku si burim të ardhurash referon kursime, kredi, dhuratë nga babai dhe dhuratë nga kuanti.

Gruaja e deputetit të PD aksione në kompaninë e kromit

Gruas së deputetit të Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, zonjës Teuta Gjunkshi, rezulton se i kanë dhuruar 5 % të aksioneve në një kompani kromi, konkretisht në Falkon Mineral. Kjo kompani merret me prodhim, eksport-import, tregtim të materialeve të nxjerra dhe të përpunuara, që përdoren në industrinë e minierave etj. Në shtator të këtij viti, zonja në fjalë rezulton se aksionet e dhuruara ia ka shitur një shtetasi.Deputeti i PD deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 122 m2, në Tiranë, me vlerë 3 500 000 lekë, blerë me kredi si dhe një shtëpi private në Peshkopi, trashëguar nga prindërit, pjesa 12.50 %. Ndërsa deputeti Luan Duzha, i cili më parë ka qenë pjesë e Partisë Republikane, më vonë i LSI dhe së fundmi i PS, rezulton bashkëpronar i një pike karburanti, të cilën e ka dhënë me qira. Duzha deklaron gjithashtu disa apartamente, garazhe, dyqane, prona etj. 

Pasuria e disa deputetëve që morën mandatin në 2017

Vullnet Sina, deputeti i Partisë Socialiste

Apartament banimi me sipërfaqe 52 m2, në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë. Burimi kursime nga emigracioni.

Truall me sipërfaqe 132 m2, në Vlorë, me vlerë 14 355 000 lekë. Burimi me testament.

Apartament banimi me sipërfaqe 39 m2, në Vlorë. Burimi të ardhura nga biznesi.

Tokë atë me sipërfaqe 3 492 m2, në Tiranë, dhuruar nga nëna në vitin 2017.

Tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2, në Vlorë, fituar sipas ligjit 7501.

Shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, me vlerë 2 200 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset dhe kursimet familjare.

Aksione në ‘Big Market’ në Tiranë, në shumën 1 860 000 lekë. Burimi të ardhura nga emigracioni dhe kursime familjare.

Aksione në ‘Big Ulqinaku’, në Tiranë, në shumën 450 000. Burimi të ardhura nga biznesi.

Aksione në ‘Big Parku” në Tiranë, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga emigracioni, paga dhe kursime familjare.

Aksione në ‘Shallvare’ në Tiranë, në shumën 250 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Ideal Market’ në Tiranë, në shumën 1 589 500 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, në shumën 1 020 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Dielli’ në Tiranë, në shumën 1 020 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Lezha’, në Lezhë, 51 %, në shumën 6 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga biznesi.

Aksione në ‘Big Leo’ në Lezhë, 50 %, në shumën 1 275 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Noeli’, në Lezhë, 50 %, në shumën 1 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Shëngjini’, në Lezhë, 50 %, në shumën 1 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Porcelani’, në Tiranë, 100 %, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset

.Aksione në ‘Big Rruga e Re’, Vlorë, 51 %, në shumën 510 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset

.Aksione në ‘Big Kali i Trojës’, në Vlorë, 51 %, në shumën 1 530 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Elbasani’ në Elbasan, 50 %, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Dita e Verës’ në Elbasan, me 51 %, në shumën 510 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Ushtaraku’, në Tiranë, 50 %, në shumën 1 000 000 lekë, Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Kukësi’ në Kukës, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘San Paolo’ në Tiranë, me 100 %, në shumën 2 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Bashkimi’ në Tiranë, me 50 %, në shumën 1 050 000 lekë. Të ardhura nga emigracioni dhe kursimet familjare.

Aksione në ‘Big Medreseja’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 3 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Rruga e Kavajës’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 3 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Mapo’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 2 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Yz-Berish’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 3 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Alb Grup’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 105 800 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Tirana Cash Carry’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 298 700 000 lekë. Të ardhura nga bizneset, emigracioni, kursime familjare dhe hua.

Aksione në ‘Iliria Penn’ në Tiranë, me 50 %, me shumën 50 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset. 

Llogari bankare në Procredit Bank, 35 884 923 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari bankare në Procredit Bank, 57 696 euro. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari bankare në Procredit Bank, 73 799 euro. Burimi shitja e kuotave në shoqërinë Skënderbeu.

Llogari bankare BKT, 52 455 243 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari bankare BKT, 461 euro. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari kursimi në në Procredit Bank, në emër të djalit, 1 061 euro. Burimi kontribut nga familja.

Llogari kursimi në Procredit Bank, në emër të djalit, 176 369 lekë. Burimi kontribut nga familja.

Dhënë hua një shtetaseje, 1 700 000 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Dhënë hua shoqërisë... shumën 103 165 500 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Konsulent për sipërmarrje në shoqërinë Tirana Cash Carry, paga 3 150 000 lekë.

Konsulent për sipërmarrje në shoqërinë BigAlb Group, paga 587 275 lekë.

Dëmshpërblim shëndetësor nga aksidenti, 12 500 000 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Komuna e Parisit’, 3 639 728 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Kukësi, 1 161 438 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Market, 4 488 359 lekë.T

ërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Ulqinaku’, 2 130 908 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Parku’, 1 841 870 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Lezha’, 3 997 911 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Leo’, 3 679 561 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Noeli’, 2 889 474 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Shëngjini’, 10 690 527 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Porcelani’, 4 929 840 lekë.Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘San Paolo, 2 612 085 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Rruga e Re’, 2 519 680 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Kali i Trojës’, 4 013 556 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Elbasani’, 4 207 914 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Dita e Verës’, 2 853 324 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Mapo’, 5 447 067 lekë.Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Rruga e Kavajës’, 1 200 330 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Bashkimi’, 1 550 228 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Medreseja’, 3 703 927 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Yz Berish’, 6 000 000 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Ushtaraku’, 794 677 lekë.

Shitje të 49 kontributeve në shoqërinë ‘Big Dielli’, 980 000 lekë.

Shitje të 49 kontributeve në shoqërinë ‘Komuna e Parisit’, 980 000 lekë.

Bashkëshortja Miranda Sinaj, Aksione në Xhamlliku, me 50 %, në Tiranë, në shumën 6 450 000 lekë. Burimi të ardhura nga paga dhe fitime të kapitalizuara.

Aksione në ‘Stop Shop’, Tiranë, me 49 %, në shumën 2 107 000 lekë. Burimi të ardhura nga paga dhe fitime të kapitalizuara.

Aksione në ‘Bashkimi’, Tiranë, me 50 %, në shumën 2 050 000 lekë. Burimi të ardhura nga kursimet familjare.

Aksione në ‘Estee Lauder’, Tiranë, ME 100 %, në shumën 100 000 lekë. Burimi të ardhura nga biznesi.

Aksione në ‘M.A.S.S.’, Tiranë, ME 100 %, në shumën 100 000 lekë. Burimi të ardhura nga kursimet familjare.

Llogari banakre në Procredit Bank, 339 497 lekë, burimi nga pagat.Administratore e shoqërisë ‘Bashkimi’, paga 646 332 lekë.

Vajza Enxhi Sina, kuota në shoqërinë ‘Big Wishes’, 490 000 lekë. Burimi kontribut nga babai.Llogari banakre në Procredit Bank, 32 941 lekë.

Të ardhura nga paga dhe kontribut nga familja.

Llogari banakre në Raiffeisen Bank, 80 866 lekë.Psikologe në shoqërinë, Big Alb Group, paga 140 000 lekë.

Administratore dhe psikologe në shoqërinë, Big Wishes, 159 840 lekë.Psikologe në Bashkinë e Tiranës, 195 162 lekë.

Vajza Françeska Sinaj, kuota në shoqërinë ‘Big Wishen’, 510 000 lekë. Burimi kontribut nga babai.Llogari banakre në Procredit Bank, 88 560 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe kontribut nga familja. 

Llogari në Societe General Albania, 1 384 euro. Burimi kontribut nga familja.Ekonomiste në shoqërinë BigAlb Group, paga 480 000 lekë.

Administratore në shoqërinë Big Wishen, paga 92 215 lekë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi

Apartament banimi me sipërfaqe 122 m2, në Tiranë, me vlerë 3 500 000 lekë, burimi kredi tek Banka e Kursimeve.

Shtëpi private në Peshkopi, trashëguar nga prindërit, pjesa 12.50 %.

Gjendje cash në shtëpi, 1 500 000 lekë.

Depozitë në Credins Bank, 205 253 lekë.

Të ardhura nga dalja në lirim të parakohshëm ushtarak, 230 400 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja Teuta Gjunkshi në Bashkinë e Tiranës, 476 961 lekë.

Të ardhura nga i biri Edis Gjunkshi, pranë kompanisë Lajthiza, 1 019 143 lekë.

Kredi në Bankën e Kursimeve për blerje apartamenti në 2003, me interes me 3 %, detyrimi i mbetur 1 900 711 lekë.

Bashkëshortja e Teuta Gjunkshi, aksione në Falkon Mineral, 5 000 lekë, burimi i krijimi kontratë dhurimi.

Depozitë pranë Union Bank, 2 032 euro, burimi kursime familjare.

Llogaria e pagës, 18 738 lekë.

Luan Duzha, deputet i Partisë Socialiste

Ndërtuar një kat SOC-EKO, në godinën ekzistuese, 1 373 702 lekë, burimi nga të ardhura nga zgjidhja e marrëdhënia e bashkëpronësisë dhe 50 % e vlerës nga familja.

apartament banimi me sipërfaqe 114 m2, në Elbasan, me vlerë 5 600 000 lekë.

Shitur garazh, me sipërfaqe 25 m2, me vlerë 900 000 lekë.Shitur makinë e përdorur tip ‘Daimler Benz’, 7 mijë euro.

Blerë makinë e përdorur tip ‘Daimler Benz’, 7 mijë euro.Paga si deputet, 2 907 263 lekë.

Bashkëshortja Matilda Duzha, paga nga Dega e Doganës në Elbasan, 962 756 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e objektit stacion karburanti në vlerën 500 euro në muaj, për secilin bashkëpronar.

Të ardhura nga dhënia me qira e objektit... 11 000 lekë në muaj.

Hua e marrë 100 000 euro, shlyer 45 mijë euro.

Likuiduar Bashkia e Elbasanit për leje ndërtimi për ndërtimin e banesës individuale dykatëshe, 349 453 lekë.

Bashkëpronar me 50% i një apartamenti me sip. 114 m2 në vlerën 2 970 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëpronar me 50% i një garazhi me sip. 25.6 m2 në vlerën 350 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.Bashkëpronar me 50% i një toke are me sip. 500 m2 në Librazhd në vlerën 307 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkepronar me 50% i një toke are me sip. 1 091 m2 në Elbasan në vlerën 14 500 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja zonja Matilda Duzha bashkëpronare me ¼ e një trualli me sip. 405 m2 në Tiranë, trashëguar nga prindërit.

Bashkëshortja zonja Matilda Duzha bashkëpronare me ¼ e një objekti me sip. ndërtimi 506 m2 në Tiranë, trashëguar nga prindërit.

Bashkëshortja zonja Matilda Duzha bashkëpronare me ¼ e dy dyqaneve me sip. 50.6 m2 në Tiranë, trashëguar nga prindërit.Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) 

Para Kesh (Cash) në vlerën 31 036 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëpronar me 50% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 17 000 euro, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, zotëruese me 100% e një autoveture Mercedez Benz në vlerën 950 000 lekë.

Orjola Pampuri, deputete e Partisë Demokratike

Apartament 127 m2, në Tiranë, viti 2004, pjesa 50 %, vlera 55 mijë euro. Burimi 16 euro kursime, 25 mijë euro kredi dhe pjesa tjetër dhuratë nga babai dhe kuanti.

Dyqan 36 m2, viti 2009, vlera 60 mijë euro. Burimi nga puna e bashkëshortit dhe një kredi konsumatore.

Dyqan 46 m2, Tiranë, viti 2010, vlera 75 mijë euro. Burimi me kredi.

Apartament 51 m2 me vlerë 54 mijë euro, plus 84 m2 verandë, plus garazh 18 m2 me vlerë 700 000 lekë dhe depo 4 m2 me vlerë 140 000 lekë. Burimi kredi 38 mijë euro, 1 000 000 kredi konsumatore dhe 15 mijë euro kursime.

Apartament 39 m2, viti 2017, vlera 16 900 euro. Burimi me kursime.Gjendje cash, 300 000 lekë.

Llogari banakre, 16 000 euro, burimi nga shitja e apartamentit në Qerret, Kavajë.

Paga si pedagoge pranë UET, 700 euro.

Paga si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik, UET Enterprise, 350 euro.

Paga si pedagoge e jashtë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Tiranë, 120 000 lekë.

Qera mujore e dyqaneve, 800 euro në muaj.

Përkthime, libra, 100 000 lekë.

Bashkëshorti paga si mjek, 58 600 lekë.

Kredi për shtëpi, shuma e mbetur 33 mijë euro.

Kredi për shtëpi, shuma e mbetur 36 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat