Sulmi terrorist në Egjipt/ Meta: Mizor dhe barbar, synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane

Shqipëria

Sulmi terrorist në Egjipt/ Meta: Mizor dhe barbar, synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 10:03
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut egjiptian Abdel Fattah Al Sisi për sulmet terroriste në Sinai të Egjiptit.

“Jam shumë i tronditur nga sulmet mizore terroriste që goditën një prej Xhamive të Sinait e ku humbën jetën qindra besimtarë të pafajshëm e dhjetra të tjerë u lënduan.

Më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave, ndërsa të lënduarve t’i uroj shërim të shpejtë e kthim sa më parë në jetën normale.

I dënoj me forcë këto akte barbare terroriste, që synojnë të frikësojnë shoqërinë egjiptiane dhe të kërcënojnë sigurinë e Egjiptit e të rajonit. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e të dhimbshme, si dhe në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, unë dhe populli shqiptar jemi me Ju dhe popullin egjiptian”, thuhet në mesazhin e Presidentit Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat