“Mu errën sytë, s’e di çfarë kam bërë”, rrëfimi i 50 vjeçarit që vrau gruan në Kavajë

Shqipëria

“Mu errën sytë, s’e di çfarë kam bërë”, rrëfimi i 50 vjeçarit që vrau gruan në Kavajë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 16:47
Policia ne Kavaje

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 50-vjeçarin Sami Metushi, i akuzuar se vrau me thikë bashkëshorten e tij në Kavajë.

Autori i krimit në familje ka pasur një gjendje të rënduar emocionale duke u shprehur se “Ditën e ngjarjes mu errën sytë, nuk e di ç'kam bërë.

 Kishim 4 vjet grindje me bashkëshorten", është shprehur 50-vjeçari në gjykatë duke shprehur pendesë për krimin.

Të enjten 48-vjeçarja Sose Metushi, nënë e pesë fëmijëve u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj pas një debati që ata patën në banesën e tyre në fshatin Karpen të Kavajës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat