Burgu i ri i Shkodrës po bëhet gati, hapet konkursi për 342 pozicione pune

Shqipëria

Burgu i ri i Shkodrës po bëhet gati, hapet konkursi për 342 pozicione pune

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 19:38
Burgu i ri i Shkodrës

Burgu i ri i Shkodrës shumë shpejt do të pres edhe të burgosurit e parë.

Të paktën kjo kuptohet, pasi Ministria e Drejtësisë po kërkon staf. Nga kjo e shtunë kjo Ministri ka shpallur konkursin e hapur për 342 pozicione pune në Burgun e Shkodrës, përkatësisht 327 pozicione për punonjës të rolit bazë dhe 15 pozicione për punonjës të rolit të mesëm.

Afati i dorëzimit të aplikimeve do të jetë i hapur deri më 3 dhjetor për të dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme, ku kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, dhe procedurën e konkurrimit dhe vlerësimit.

Kandidatët për pozicionin e Punonjës me Status Polici në “Policinë e Burgjeve” duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
Të mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
Në vlerësim do të kenë prioritet kandidatët që kanë qenë pjesë e forcave të armatosura ose që kanë shërbyer në policinë e shtetit.

Kandidatët për Punonjës Civil në IEVP duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:

të jetë shtetas shqiptar;
ka zotësi të plotë për të vepruar;
është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
Personeli shëndetësor, përveç diplomës, duhet të jetë i pajisur edhe me lejen e ushtrimit të profesionit.scan

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat