Deputeti i PS takim me shqiptarët e prekur nga përmbytja në Greqi: Qeveria ndihma për banorët

Shqipëria

Deputeti i PS takim me shqiptarët e prekur nga përmbytja në Greqi: Qeveria ndihma për banorët

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 06:38
Alket Hyseni ishte këtë fundjavë pranë qytetarëve shqiptarë

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni ishte këtë fundjavë pranë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytja në Mandra, Greqi.

Hyseni i siguroi shqiptarët e prekur nga përmbytja atje se shteti shqiptar do jetë në ndihmë të tyre, duke filluar me zëvendësimin pa kosto të dokumentave të humbura, si dhe me ndihma të drejtpërdrejta.

Postimi i plotë

Këtë fundjavë ishim pranë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytja në Mandra, Greqi. Qindra familje të dëmtuara, mes tyre rreth 23 familje shqiptare dhe minoritare. Dhimbje e madhe për humbjen e mbi 20 jetëve të njerëzve të tyre të dashur. Ngushëllime familjes së Petro Koleci, nga fshati Kalivja i Bashkisë Finiq, që humbi jetën nga furia e baltës dhe ujërave të rrëmbyera. Dëme të mëdha në shtëpitë dhe bizneset e shumë bashkëpatriotëve tanë. Në takimet me Kryetaren e Bashkisë së Mandrës dhe me strukturat e emegjencave civile të shtetit grek, i falenderuam për reagimin dhe morëm garancinë për trajtimin e emigrantëve [????????]  të dëmtuar njësoj si qytetarët grekë [????????] . Këtë konstatuam edhe vetë në kontaktet me shqiptarët aty.

Shteti shqiptar do jetë në ndihmë të tyre, duke filluar me zëvendësimin pa kosto të dokumentave të humbura, si dhe me ndihma të drejtpërdrejta.

Konstatuam një solidaritet të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, të cilët janë gjendur pranë menjëherë me ndihma dhe përkrahje.

Në raste të tilla tregohet niveli i qytetarisë dhe emancipimit.

Mes lotëve, dhimbjes dhe baltës, pëqafuam këta njerëz të jashtëzakonshëm që gjenin kurajo dhe shpresë për të kapërcyer situatën dhe për të rindërtuar shtëpitë, bisneset dhe rikthyer jetën në normalitet. Edhe ne do jemi pranë tyre për t’ju lehtësuar dhimbjen dhe hallet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat