Djali i biznesmenit që iu vendos eksploziv në Vlorë niset drejt spitalit të Tiranës

Shqipëria

Djali i biznesmenit që iu vendos eksploziv në Vlorë niset drejt spitalit të Tiranës

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 20:03
Ines Hajrulla

25-vjeçari Ines Hajrulla do të sillet për në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.

Ai mbeti i plagosur ditën e sotme, gjatë një atentati ndaj tij, ku makina me të cilën udhëtonte shpërtheu.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugë pranë degës së Sigurimeve Shoqërore, në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit.

Hetime paraprake zbuluan se mjetit tip “Jeep” me targa AA 298 CL i ishte vendosur lëndë eksplozive.

Ines Hajrulla njihet nga policia si person me precedentë të theksuar kriminale, dhe është djali i një biznesmeni në qytetin e Vlorës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat