Lobimi në SHBA, deputetja e PS: Skandal, tregoni burimin financiar. Si i përgjigjet demokrati

Shqipëria

Lobimi në SHBA, deputetja e PS: Skandal, tregoni burimin financiar. Si i përgjigjet demokrati

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 21:53
Pamje nga emisioni

Çfarë fshihet pas kontratës së firmosur nga Partia Demokratike me kompanitë lobuese në SHBA, për të cilën prokuroria nisi hetimet nën dyshimet se është fshehur burimi i financimi?!

A është deklaruar kontrata nga PD si shpenzim në KQZ? 

Këto pyetje dhe shumë të tjera po trajtohen sot në emisionin ‘Studio e Hapur’, në një përballje ‘duel’ janë deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati dhe ai i PD-së Ervin Salinaji.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PS-së e cilësoi kontratën një skandal të PD-së. Mes të tjerash Ferhati pyeti Salianjin se pse nuk e bën PD publike burimin e të ardhurave.

“Problemi i kësaj kontrate ka të bëjë me transparencën. Nuk ka të bëjë vetëm me detyrim ligjor, por edhe të një modeli transparencë për financimin e politikës. Kontrata ka të bëjë me një skandal. Paratë që përdoren nga PD, duhet të ishin të deklaruara se brendshmi. Nuk dalin nga subjekti i tyre, por nga një subjekt i jashtëm. Ka marrë paratë dhe ka kryer detyrimin. Jo vetëm që këto para të kryera, të paguara për një kompani amerikane, dalin në Amerikë, por këtu s’ka asnjë njoftim. Ajo që është më e rëndësishme, ne nuk kemi asnjë sqarim të plotë nga PD se kush është burimi i këtyre parave, që përdoren nga subjekte për të fshehur para të pastra, të bëjnë evazion fiskal. Sot nuk ka ende guximin (PD) që të dalë dhe të tregojë publikisht se ku u gjetën këto para. Pse këto para nuk i dimë se ku u morën, pse u paguan nga kompani që paratë i kanë në parajsat fiskale.”, tha Ferhati.

Ndërkohë, Salianji ka mohuar kategorikisht pretendimet e maxhorancës, ndërsa theksoi se gjithçka është e pavërtetë dhe përdoret për të hequr vëmendjen nga çështja ‘Tahiri’, ‘Sota’ dhe ‘Dako’.

“Ua qaj hallin këtyre të maxhorancës. Një qeveri që fsheh kontrata për incineratorët, nuk tregon pse ua jep kompanive që s’bëjnë asnjë punë. Flasin këta që u ikin drejtuesit kryesor të policisë, përfshi ministrin, dhe kapen me këto gjëra për të gjetur tymnaja. PD ka deklaruar në KQZ çdo pagesë siç e përcakton ligji. S’kemi shkelur asnjë ligj shqiptar dhe as të huaj. PD është e gatshme dhe e hapur që të vendos në dispozicion gjithçka. Këta janë parti në pushtet dhe jo opozitë. E nisën me CEZ, për ta vazhduar më pas. Duan t’i shmangen përgjegjësive”, tha Salianji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat