Meta: Një ditë e ndritur! Rama: Shqiptarët bashkohen në BE

Shqipëria

Meta: Një ditë e ndritur! Rama: Shqiptarët bashkohen në BE

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 12:15
Meta, Rama dhe Thaçi në Vlorë

(E plotësuar) - Presidenti Ilir Meta uroi nga qyteti i Vlorës të gjithë të shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Kreu i shtetit tha se kjo ditë është më e ndritura në të gjithë historinë e kombit shqiptar.

“Sot kjo është data më e ndritur në historinë e kombin tonë sepse është  data që bashkon dy ngjarjet më të mëdha të vendit me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë vendosën të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntori të vitit 1912”.

Kurse Kryeministri Edi Rama ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të trevave të tjera do të bashkohen në familjen e madhe europiane.

Image

Gjatë fjalimit të tij në aktivitetin e zhvilluar në Vlorë ku merrnin pjesë Presidentët Ilir Meta, Hashim Thaçi e personalitete të tjera, Kryeministri komentoi zërat për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët do të bashkohen gjatë anëtarësimit në BE të Shqipërisë e Kosovës.

“Sa për ëndrrën tonë bashkimin tonë, është politikbërja mbi realitetin dhe jo mbi emocionet, e vetmja rrugë prej ku vjen fryjmëzimi ynë i përditshëm. Realitetet më shumë se sa pasionet drejtojnë sytë mbi një projekt përbashkues, por të unifikuar nga sinergjitë e përbashkëta në një terren paqësor në rrugën e hapur të anëtarësimit në familje europiane. Modeli shqiptar i bashkëjetesës është një udhërrëfyes që larmia e kësaj bashkëjetes të kultivohet edhe te brezat e rinj”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri vlerësoi edhe shqiptarët e diasporës për rolin që kanë luajtur duke çuar lart emrin e shqiptarëve kudo në botë.

“Një mirënjohje të sinqertë meritojnë të gjithë ata shqiptarë që jetojnë larg trojeve tona. Diaspora shqiptare është një nga historitë e mëdha të suksesit të kombit tonë në rolin që ka luajtur mnë krijimn e shteteve tona Shqipërisë dhe Kosovës e deri te sukseset e tyre personale”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Shefi i ekzekutivit foli edhe për marrëveshje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës për heqjen e barrierave tregtare e ekonomike mes dy vendeve.

Image
Foto e postuar nga Edi Rama

Rama shpall logon zyrtare të Vitit të Skënderbeut, flet për ëndrrën e bashkimit

Pas ceremonise per ngritjen e flamurit, kryeministri Edi Rama ka shpallur nga Vlora logon zyrtare të Vitit të Skënderbeut.

“Në Vlorë ne jemi në këtë ceremoni modeste për të çelur vitin e Skendërbeut nën patronazhin e dy presidentëve, Metës dhe Thaçit. Jo më kot vendimi i parë i qeverisë ishte shpallja e vitit të Skenderbeut. Se pas 550 vitesh nga vdekja e tij ai shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu i artit luftarak që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin. Shqiptarët e patën një figurë që shënjoi ardhmërinë si komb”- tha Rama. Ai ka numëruar marrëveshjet mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Rama ka folur edhe për projektin e bashkimit në kuadër të anëtarësimit në BE. “Sa për ëndrrën tonë të bashkimit në Bashkimin Evropian, politikëbërja mbi realitetin dhe jo emocionet, si e vetmja rrugë”- tha ai.

Rama ka kujtuar fjalët e Isa Boletinit për rrugën e mesme dhe theksoi se “sot një shekull pas Boletinit, kështu mund të vazhdohet të përshkruhet ajo që shihet si përpjekje e përbashkët evropiane, edhe qëndrimi i bazuar mbi arsye i diplomacisë sonë, si projekt përbashkues i një populli jo të fragmentuar dhe të një Ballkani jo të fragmentuar, në një terren të kultivuar mes bashkëjetesës jo vetëm paqësore, por edhe me frute të përbashkëta në rrugën e hapur të anëtarësimit në familjen evropian. Modeli shqiptar është mburojë dhe udhërrefyes për të gjithë ne dhe patjetër arsye për tu krenuar dhe për te qenë të vëmendshëm se larmia e bashkëjetesës kultivohet edhe në brazat e rinj”.

Ne fund Rama e ka mbyllur fjalen me nje mesazh te rendesishem: Gjithçka thashë e do të bëhet në këtë vit të Skënderbeut nuk është tundim për tu kthyer në të shkuarën, e as për ti rënë daulleve të së shkuarës, por shprehje e një vetëdije se sot para shqiptarëve është çelur një perspektivë e re dhe ne kemi detyrimin që sa kohë e kemi këtë privilegj që të mund të bëjmë si drejtues institucionesh, qeverish dhe shtetesh atë që con një hap më tutje drejt realizimit të kësaj perspektive, që është shqiptarët e bashkuar në bashkimin evropian.

Image

Meta, Rama dhe Thaçi në Vlorë, ngrihet flamuri. Kurora te varri i Ismail Qemalit 

Në qytetin e Vlorës sapo kanë nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidenti Ilir Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve në Kosovë.

Ai sot pritet të takohet me zëvendës ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Coope. Ndërsa të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës ndodhen në Vlorë.

Ata një dite më parë ishin në Korçë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila u mbyll me firmosjen e 12 marrëveshjeve dhe memorandume mes dy vendeve.

Të dy kryeministrat u zotuan të bëjnë më shumë për integrimin ekonomik të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat