Basha zbulon arsyet pse mungoi në pritjen e Metës me rastin e ditës së pavarësisë

Shqipëria

Basha zbulon arsyet pse mungoi në pritjen e Metës me rastin e ditës së pavarësisë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 22:19
Vizita e Bashës në Shkodër

Kryetari i PD Lulzim Basha mungoi në pritjen që Presidenti Ilir Meta mbajti sot në Pallatin e Brigadave me rastin e festës së pavarësisë.

Shkak për këtë mungesë u bë vizita e Bashës në Shkodër, ku në mbrëmje ai mori pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë.

Kryedemokrati shkruan në “Facebook” se kjo ishte një mbrëmje speciale për të.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur.  Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat