Basha zbulon arsyet pse mungoi në pritjen e Metës

Shqipëria

Basha zbulon arsyet pse mungoi në pritjen e Metës

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 09:43
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha mungoi në pritjen që Presidenti Ilir Meta mbajti dje në Pallatin e Brigadave me rastin e festës së pavarësisë.

Shkak për këtë mungesë u bë vizita e Bashës në Shkodër, ku në mbrëmje ai mori pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë.

Kryedemokrati shkruan në “Facebook” se kjo ishte një mbrëmje speciale për të.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur.  Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat