Basha: Betejë në Kuvend kundër buxhetit të parave të pista, këtij projekti mafioz të Ramës

Shqipëria

Basha: Betejë në Kuvend kundër buxhetit të parave të pista, këtij projekti mafioz të Ramës

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 12:48
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se nesër në Kuvend do të zhvillojnë një betejë politike për të mos lejuar miratimin e Buxhetit 2018, buxhetit të parave të pista apo projekti mafioz", siç e konsideroi ai.  

"Nesër Rama ka ndër mend të finalizojë buxhetin e parave të pista, - tha Basha, - të rrënimit të mëtejshëm të ekonomisë, shëndetësisë, të ndotjes së Shqipërisë me skemën e inceratorëve...

Qëndrimi ynë ka mbetur i qartë kundër këtij projektbuxheti që është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie dhe ne nuk duhet ta lëmë të zbatohet. Dita e nesërme në parlament synon që të bëhet transparenca dhe të japim kontributin për ndalimin e këtij projekti mafioz.

Ne do të paraqesim amendamentet në Kuvend që të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave duke propozuar taksën e sheshtë...

Këto janë pjesë të programit të PD-së që është hartuar me mbështetje nga ekspertët më të shquar dhe që nxjerr Shqipërinë nga kriza.

Së dyti ne do të propozojmë që blloku i parave që do t’u çohet si dhuratë, si patë e pjekur, karteleve të krimit përmes skemës së koncesioneve dhe skemës së projektit të PPP-ve, në vend që të shkojnë këto si patë e pjekur tek oligarkët, të shkojnë aty ku Shqipëria ka më shumë nevojë.

Së pari tek fëmijët shqiptarë kur me një fond fare të vogël mund të paguhen tekstet e shkollore të fëmijëve dhe të rritet me 5% buxheti i arsimit.

Ne do të paraqesim një amendament që qeveria të mbajë nivelin e rritjes së pagave dhe pensioneve si në vit elektoral.  Nuk është në vizionin tonë po të paktën të mbajnë atë që mbajtën në vitin elektoral. Nëse prioriteti i tyre është rritja e pagave është fare e lehtë që paratë t’i heqin nga duart e oligarkëve .

Propozimi tjetër është rritja e fondit total për ndihmën ekonomike, një hap që duhet vijuar. 20% e rritjesdo  të ishte shenja e parë e vënies ë interesave të qytetarëve të parat.

Sot pasdite ju do të keni gjithë propozimin tonë. Të frenojmë projektin kriminal të pastrimit të parave të pista. Me këto propozime do të shkojmë nesër në parlament dhe do të bëjmë betejën  tonë parlamentare.

Z. Basha si mund të frenohet projekti ogurzi?

Duke ndërgjegjësuar shqiptarët për një përballje pa kthim për t'i treguar kastës në qeveri që nuk ka mbështetjen legjitime. Studimi i fundit i BE-së tregon se 20% e shqiptarëve janë detyruar të shesin votën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat