Rama: Ajo që erdhi pas çlirimit ishte rrafshuese për shumë ëndrra

Shqipëria

Rama: Ajo që erdhi pas çlirimit ishte rrafshuese për shumë ëndrra

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:52
Edi Rama

Në ditën e çlirimit kryeministri Edi Rama bëri sërish një apel për të rinjtë. Gjatë një aktiviteti në Ministrinë e Mbrojtjes, shefi i qeverisë tha se nuk duhet të ngatërrohet sakrifica e atyre që luftuar për çlirimin dhe asaj që erdhi pas.

Sipas kryeministrit ajo që erdhi pas çlirimit ishte rrafshuese për shumë ëndrra, për shumë shpresa dhe shumë jetë.

“Rruga jonë e përbashkët e afrimit të përditshëm me familjen evropiane si një aspiratë e kahershme dhe një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë sonë dhe të gjithë forcave politike dhe pa diskutim qeverisë sonë të re”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat