Vasili: Reforma në drejtësi ka ngecur, Kushtetutën nuk mund ta interpretojë as Rama as ndonjë ambasador

Shqipëria

Vasili: Reforma në drejtësi ka ngecur, Kushtetutën nuk mund ta interpretojë as Rama as ndonjë ambasador

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 22:04
Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se reforma në drejtësi ka ngecur dhe shumë organe të parashikura për tu ngritur u ka kaluar afati.

Vasili u ndal edhe për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një çështe, e nxehtë e këtyre ditëve. Vasili tha se kushtetuta është e qartë për këtë rast dhe se është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që shpall vendin vakant të Prokurorit, duke shtuar se përderisa ky këshill nuk është ngritur, kushtetutën nuk e interpreton as PS- as kryeministri apo ndonjë ambasador, pasi kjo është shkelje e hapur e ligjit.

Vasili u shpreh gjithashtu se refoma në drejtësi ka ngecur  pasi po tentohet për ta kapur.

 “Prokurorit që i mbaron mandati, vendin vakant ka të drejtë ta shpallë Këshilli i Lartë i prokurorisë i cili nuk është ndërtuar se reforma u ndërtua në këtë mënyrë, këto thotë kushtetuta, kushtetuta nuk është për tu interpretuar ose zbatohet ose merren vendime nul që stabilizojnë një diktaturë të re.

Këshilli i Lartë i prokurorisë nuk është ngritur por kjo jo për fajin e LSI-së, prandaj ose të mblidhemi dhe të ndërhyjmë dhe ta përmirësojmë ose nuk vashdohet me interpretim psasi nëse nuk zbatohet kushtetuta vdes shteti ligjor. Nuk ka të bëjë me emrin e prokurorit por me ligjin. Ligjin dhe kushtetutën nuk ne interpreton as kryeministri apo ndonjë ambasador”, tha Vasili në studion e Faxnews.

Në vijim ai shtoi se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 84 vota, edhe prokurori tranzitor ka të njëjtën vlerë.

“Në radhë të parë duhet të zbatojmë ligjin, edhe sot që flasim reforma ka deformime pasi një seri organesh ende nuk janë ngritur dhe jemi në një kaos. Sot jemi në kohën kur një reformë nuk është zbatuar, reformës i janë vendosur pengesa për ta kapur atë”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat