"Po mbushim ca thasë me rërë", dëshmia prekëse e fierakut që i trembet përmbytjes së shtëpisë

Shqipëria

"Po mbushim ca thasë me rërë", dëshmia prekëse e fierakut që i trembet përmbytjes së shtëpisë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 23:08
Panajot Sema

Ashtu siç është paralajmëruar nga sinoptikanët dhe Emergjencat Civile në vend, kjo javë do të rikthejë situatën e rëndë të reshjeve të shumta të shiut, dhe për pasojë edhe fenomenin e përmbytjeve në disa qytete të vendit.

Një ndër to është edhe qytetit i Fierit, ku reshjet e shumta rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati lumin Vjosa, duke bërë që shumë shtëpi të rrezikojnë përmbytjen. Fshati Ferras është një prej fashtrave që edhe në të kaluarën kanë pësuar dëme serioze si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

Për Top Channel, banorët e zonës thonë se asnjërit prej tyre, askush nga autoritetet nuk ju ka bërë ndonjë njoftim. Gjithçka ata e mësojnë prej lajmeve. 

“Do të mbushim ca thasë me rërë, që t’i vendosim tek dera e shtëpisë, që të paktën të mos hyjë uji brenda. Thuhet që do të ketë përmbytje dhe ne po marrim masat. Po heqim plaçkat. Jemi përmbytur dhe qeveria nuk bën asgjë për ne”, thonë banorët. 

Fshatrat e njësisë Levan dhe Frakull janë përmbytur sistematikisht gjatë gjithë këtyre viteve. E njëjta është situata edhe për banorët e fshatit Ferras në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat