Gjermania dhe Franca kthejnë 218 azilkërkues shqiptarë - Bota Sot
Gjermania dhe Franca kthejnë 218 azilkërkues shqiptarë

Shqipëria

E premte, 15 dhjetor 2017

Gjermania dhe Franca kthejnë 218 azilkërkues shqiptarë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 23:09
Pamje nga video

218 shtetas të Shqipërisë janë kthyer sot përmes Aeroportit “Nënë Tereza” nga vendet e Bashkimit Evropian, ku kishin provuar të marrin azil.

Këtë e bëri të ditur vetë drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj në një konferencë për media.

88 shtetas shqiptarë u deportuan nga Gjermania me aeroplan të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil, tha Hajnaj.

Ndërsa, nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.

Me këtë rast, Policia Shqiptare ka ritheksuar se shtetasit e Shqipërisë nuk kanë asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, prandaj ka bërë thirrje që të mos shpërdorojnë para dhe kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test