Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë replikuar sot në Kuvend, gjatë debatit për votimin e projekt-buxhetit të vitit 2018.
Basha akuzoi qeverinë e drejtuar nga Rama se çdo gjë e ka teatër dhe se nuk po lufton krimin, ndërsa tha se koncesionet i jepen një kompanie fantazmë.
Kryeministri Edi Rama replikoi duke theksuar se lufta ndaj krimit po realizohet me sukses dhe këtë e ka pohuar dhe sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas Ramës, koncesionet abuzive u dhanë gjatë kohës që PD ishte në pushtet dhe tani po ndalohen ato që nuk zbatojnë rregullat.