Shteti në krye të detyrës për situatën e krijuar nga reshjet

Shqipëria

Shteti në krye të detyrës për situatën e krijuar nga reshjet

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:43
Uji ka vërshuar në autostradën Tiranë-Durrës

Situata e përmbytjeve në vend është nën kontroll dhe çdo gjë është në gatishmëri prej një jave.

Kryeministri Edi Rama duke replikuar në kuvend me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për situatën e përmbytjeve në vend, u shpreh se, “jemi në gatishmëri prej më shumë se një jave pasi kemi marrë parashikimet nga institutet përkatëse”.

“Këto përmbytje janë të parashikuara dhe duke qenë se kemi pasur disponim mbi parashikimet kemi marrë çdo masë të mundshme në të gjitha aspektet për të përballuar këtë vështirësi”, tha kryeministri Rama.

Kjo vështirësi, theksoi kreu i qeverisë, “nuk përballohet me teatër dhe shfaqje filmash nëpër rrugë. Në këto momente që po flasim, të gjitha forcat e angazhuara të emergjencave, të ushtrisë, të policisë, perfektët dhe të pushtetit vendor janë në gatishmëri të plotë”.

“Po ashtu edhe sa i përket aspektit të shërbimit shëndetësor, aty ku është i disponueshëm është në gatishmëri të plotë”, tha Rama.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha kërkoi një prani të shtuar të kapaciteteve shtetërore në disa zona të përmbytura.

“Kemi fenomenin e përmbytjeve dhe rrethimin e banesave nga uji. Kërkohet një prani e shtuar në terren e të gjithë kapaciteteve shtetërore. Prandaj merrni masa përsa i përket jetës së njerëzve. Kam informacione që në Shkodër ka zona të tëra kur nuk ka mbulim shëndetësor. Prandaj mobilizoni resurset vendore pasi po ankohen të zgjedhurit vendor për bashkëpunimin me hallkat e pushtetit qendror. Është detyra dhe arsyeja numër një e ekzistencës së shtetit, siguria e jetës së njerëzve”, tha Basha./atsh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat