Kamëz, bllokohen brenda makinës së zjarrfikëses 13 persona

Shqipëria

Kamëz, bllokohen brenda makinës së zjarrfikëses 13 persona

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 20:55
Permbytje

13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti të zjarrfikëses në Kamëz.

Sipas të dhënave paraprake mësohet 11 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, sëbashku me 2 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës kanë mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t’i evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal.

Kërkohet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë me makina të mëdha, pasi është e pamundur që banorët të dalin nga mjeti.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila po ndjek nga afër situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat