Situatë alarmante, lumi del nga shtrati në Fushë-Krujë, në gatishmëri 50 forca ushtrie

Shqipëria

Situatë alarmante, lumi del nga shtrati në Fushë-Krujë, në gatishmëri 50 forca ushtrie

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 00:31
Përmbytjet në Fushë-Krujë.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë alarmante me përmbytjet në Fushë-Krujë.

Nga të dhënat e fundit raportohet se lumi Zezë në jug të qytetit ka dalë nga shtrati.

50 forca të ushtrisë janë gati për t’u nisur drejt Fushë-Krujës për t’u ardhur në ndihmë banorëve, informon Ministria e Mbrojtjes.

Edhe Emergjencat Civile janë mobilizuar për të evakuuar banorët që rrezikohen nga lumi.

Ndërsa aksi Fushë Krujë-Tiranë është bllokuar totalisht nga përmbytjet mbrëmjen e stome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat