Pamje të frikshme në Fushë Krujë-Milot, ura çahet më dysh në Derven - Bota Sot
Pamje të frikshme në Fushë Krujë-Milot, ura çahet më dysh në Derven

Shqipëria

E premte, 15 dhjetor 2017

Pamje të frikshme në Fushë Krujë-Milot, ura çahet më dysh në Derven

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:53
Pamje nga video

Duket se moti i keq po nxjerr në pah edhe cilësinë katastrofike të ndërtimeve. Mëngjesin e sotëm prej disa orësh kalimi në autostradën Fushë Krujë- Milot është bërë i pa qarkullueshëm.

Në vendin e quajtur Derven në Mamuras, rruga mbi një urë ka pësuar dëme të mëdha dhe kalimi i mjeteve është bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe në atë aks problemet janë të mëdha.

Vargu i makinave të bllokuara sa vjen dhe zgjatet, ndërkohë që mësohet se aty ka mbërritur edhe policia për zhbllokimin e situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test