Shqipëria nën ujë! Reagon kryeministri Edi Rama

Shqipëria

Shqipëria nën ujë! Reagon kryeministri Edi Rama

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:10
Edi Rama

Thuajse 24 orë pas nisjes së reshjeve të denura të shiut në të gjithë Shqipërinë, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë mundohet të qetësojë shqiptarët duke shkruar në rrjetin social se i gjithë shteti është në këmbë dhe se do të jetë në çdo çast pranë qytetarëve në nevojë me të gjitha strukturat e saj. Kryeministri i lutet shqiptarëve që të bashkëpunojnë me autoritet, një lutje që shkon në rradhë të parë për ata banorë të vendit që rrezikohen seriozisht nga përmbytjet që kanë pushtuar të gjithë territorin e vendit.

Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat