FA ndërhyn me helikopter për evakuimin e disa familjeve

Shqipëria

FA ndërhyn me helikopter për evakuimin e disa familjeve

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:47
FA ndërhyn me helikopter

Ushtria ka ndërhyrë me helikopterë për evakuimin e disa familjeve, që kishin mbetur të bllokuar nga përmbytjet në Mallkuç e Derven.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se FA kanë evakuuar edhe dy familje në Devoll dhe një në Kolonjë. Ndërkohë, janë evakuuar 3 stalla me bagëti në Vithkuq dhe Leshnje.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 2 janë helikopterët e FA që janë përfshirë në evakuim.

Image
FA ndërhyn me helikopter
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat