“Po vdesim për bukë”, banorët e Fushë Krujës japin alarmin, por…

Shqipëria

“Po vdesim për bukë”, banorët e Fushë Krujës japin alarmin, por…

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:49
Përmbytjet në Fushë Krujë

“Po vdesim për bukë në Fushë-Krujë, uji na ka përmbytur komplet shtëpitë, jemi në katet sipër, na ndihmoni ju lutem!”, kjo është kërkesa e banorëve në Fushë-Krujë, në fshatrat Bilaj dhe Murqinë, të cilët janë krejtësisht të izoluar.

Mbrëmjen e djeshme uji ka nisur të përmbytë katet e para të shtëpive dhe ata me nxitim janë ngjitur sipër duke mos pasur mundësi të ruajnë ushqimet për sot e në vazhdim.

“Uji është 2 metra. Të shtëpisë sime kanë mbetur të izoluar, s’kanë as bukë me hangër se kur ka hyrë uji kane qenë në gjumë dhe iu kanë prish krejt ushqimet. Rrinë në kat të dytë se i pari është me 2 metra ujë”, raporton një banor për “Faxweb”.

Një pjesë e të përmbyturve nuk kanë mundësi të flasin në telefon sepse nuk i kanë të karikuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ushtria ka nisur të shpërndajë ushqim në Murqinë por ende nuk ka shkuar në Bilaj. Lagja e Palukëve është më keq nga të gjithë, prandaj banorët i bëjnë apel qeverisë t’i ndihmojë me ushqime ose t’i evakuojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat