Helikopteri shpëton dy gra që rrezikonin jetën

Shqipëria

Helikopteri shpëton dy gra që rrezikonin jetën

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:22
Helikopteri shpëton dy gra që rrezikonin jetën

Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan pranë Qendrës Spitalore Universitare, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Një 53-vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë. Aktualisht gruaja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së. Një tjetër mission shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi. 

Ndërkohë, edhe në Mallkuç helikopteri i ushtrisë ka shpëtuar 5 persona deri tani. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat