Apeli i Berishës: Rama i papërgjegjshëm, Meta të therrasë Këshillin e Sigurisë

Shqipëria

Apeli i Berishës: Rama i papërgjegjshëm, Meta të therrasë Këshillin e Sigurisë

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:45
Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha i bën apel qeverisë “Rama” të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme.

Berisha shprehet se në një situatë të tillë papërgjegjshmërie nga ana e kreut të ekzekutivit, Presidenti Meta të konsiderojë edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme per te perballuar nje situate qe edhe mund te behet katastrofale!

Te dashur miq, Shqiperia ne teresi, qe nga dje mbasdite ndodhet nen nje mot dhe permbytje brutale tejet kercenuese per jetet e njerezve dhe pasurite e tyre. Deri tani nuk ka patur viktima por deme te medha materiale, dhe ndihma ndaj popullates se kercenuar eshte minimale”, shkruan Berisha.

Sipas Berishës sinoptikanët parashikojnë përkeqësim të situatës ndaj duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme.

“Te dhenat sinoptike per oret qe vijne nuk jane premtuese. Ne keto kushte eshte e domosdoshme shpallja menjehere e gjendjes se jashtezakonshme ne shkalle vendi dhe mobilizimi i te gjitha potencialeve ne ndihme te zonave dhe komuniteteve me ne rrezik.
Gjendja e jashtezakonshme ka ligjin, i cili percakton qarte detyrimet e shtetit ne situata te tilla ndaj zonave te prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr kete vendim vetem e vetem per te shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve. Mos shpallja e gjendjes se emergjences, eshte nje akt i papergjegjshem antikushtetues i Norieges!

Ftoj Presidentin e Republikes, qe ne nje situate te tille papergjegjshmerie te kreut te ekzekutivit te konsideroje edhe thirrjen e Keshillit te Sigurise Kombetare”, shkruan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat