Shoferi që aksidentoi eskortën e Ramës kërkon të lirohet: Humbas punën!

Shqipëria

Shoferi që aksidentoi eskortën e Ramës kërkon të lirohet: Humbas punën!

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:55
Aksidenti

Spiro Naçi, 29-vjeçari nga Korça, i akuzuar se shkaktoi aksidentin si pasojë e të cilit u përfshinë mjetet e eskortës së kryeministrit dhe mbeten te plagosur gardistet njeri prej te cilëve me dëmtime të shumta do të mbetet në dhomat e paraburgimit për 30 ditë. Kjo kohë do t`i mjaftojë prokurorit të kësaj çështjeje të sjell për gjykatën të gjitha provat e duhura. Kjo ka qenë dhe kërkesa e vet akuzës, kërkesë e cila është pranuar edhe nga gjykata në seancën e dhënies së masës së sigurisë.

Prokurori Prokurori i çështjes Elsion Sadikaj, mes të tjerave, në seancën e dhënies së masës së sigurisë ndaj Spiro Naçit mes të tjerave tha: “I akuzuari për veprën penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, Spiro Naçi, me datë 27 nëntor rreth orës 11.30 ka qenë duke udhëtuar nga Korçë në drejtim të Pogradecit kohë kur dhe në kryqëzimi i fshatit Biranj është përfshirë në një aksident rrugor me tre mjete të tjera dy prej të cilëve të Gardës së Republikës.

Nga hetimi rezulton se mjeti që drejtohej nga Spiro Naçi po udhëtonte në të njëjtin sens lëvizje me një mjet tjetër që ndodhej para mjetit të Naçit. Në rrethana ende të pa sqaruara nga ekspertiza, 29-vjeçari ka kërkuar të hynte në parakalim, manover që ka sjell dhe përplasjen me dy mjetet e Gardës së Republikës ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Shkëlqim Pojana dhe gardisti, Ervin Musai. Ky i fundit bëhet me dije se është ende në gjendje të rëndë. Në kushte kur akoma nuk kemi në dispozicion aktin mjeko-ligjor dhe ekspertimin auto-teknik të mjeteve të përfshira në këtë ngjarje, kërkoj një masë sigurie prej 30 ditësh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat